Berisha: Analizën për farsën zgjedhore e kemi detyrim, më pas protestat e fuqishme

9 Qershor 2023 | 12:37

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Rithemelimi e ka detyrim absolut analizën për farsën elektorale të 14 majit. Ish-kryeministri theksoi se pasi të përfundojë kjo analizë, atëherë do të nisin dhe protestat e opozitës për mbrojtjen e votës së lirë.

“Analiza në PD nuk ka filluar sepse siç po konstatoni, ne jemi çdo ditë në analizë të procesit elektoral. Jo çdo gjë është në duart tona. Nuk është në duart tona, materialet që na duhen, janë në duart e institucioneve të shkatërrimit të zgjedhjeve, janë në duar të afateve të gjykatave. Janë një seri procesesh që kërkojnë durim dhe kohë. Por ne do i shkojmë gjer në fund. Ne sot ju informuam se kemi paraqitur me video se si në Elbasan, në të paktën 70 përqind të qendrave, operatori ka shkatërruar votimin. Me video. Ky është rezultati kur e bën komisionin 7 me 0, kur voton fëmija 10 vjeç. Me të mbaruar kjo analizë që e kemi detyrim absolut, përndryshe ne bëhemi bashkëfajtorë në farsën elektorale, ne legjitimojmë farsën elektorale. Ne nuk e bëjmë kurrë, nuk pajtohemi. Në mbyllje të kësaj, do jetë analiza. Me kaq seriozitet do bëjmë edhe analizën në PD dhe do ndërmarrim protestat e fuqishme për rikthimin e votës së lirë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026