“Farsa elektorale në Elbasan”, Berisha: 70% e operatorëve kanë shkelur ligjin
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte këtë të premte në konferencën e përjavshme me gazetarët ku tha se zgjedhjet në Elbasan janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve.
Sipas tij ekzistojnë video të cilat dëshmojnë se në mbi 70% të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.
“Unë e di se për gazetarët dhe mediat, e njëjta temë nuk është kurrë interesante dhe e preferueshme, por kur ajo është një çështje themelore e shoqërisë, nuk mund t’i kthesh kurrë krahët dhe ta injorosh, sepse bëhesh bashkëfajtor në një krim të paparë elektoral. Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve.
Videot dëshmojnë se në mbi 70% të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë. Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjen portofolin me 600 euro, qytetari e dorëzon në komisariatin e policisë
- Draft-statuti i Ramës, qeveria gjermane konfirmon për Euronews marrjen e dokumentit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë