Gjen portofolin me 600 euro, qytetari e dorëzon në komisariatin e policisë
Një qytetar nga Peja në Kosovë ka bërë një akt qytetarie duke dorëzuar në polici një portofol me 600 euro brenda.
Lajmi është bëri i ditur nga policia e Kosovës, e cila njofton se pas dorëzimit të kuletës, është bërë dhënia e saj pronarit që e dispononte.
Policia e Kosovës falenderoi qytetarin për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare të treguar, si dhe apeloi dhe qytetarët e tjerë, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.
“Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumën prej gjashtëqind (600) euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka dorëzuar nё Polici. Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë i janë kthyer qytetarit (vikimёs)”, thuhet në raport.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë