Draft-statuti i Ramës, qeveria gjermane konfirmon për Euronews marrjen e dokumentit

9 Qershor 2023 | 10:19

Kryeministri Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme përmes një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, një draft statut mbi Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim ç’tensionimin e situatës në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Euronews Albania ka kontaktuar me Zyrën e Shtypit dhe Informacionit të Qeverisë Federale gjermane për të marrë më shumë informacion në lidhje me përmbajtjen e këtij draft-statuti.

Në përgjigjen e kthyer për gazetarin Thimi Samarxhiu, zëdhënësi i qeverisë pranon marrjen e dokumentit nga zyra e kancelarit gjerman, por preferoi të mos jepte më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e draftit, kjo dhe për shkak të konfidencialitetit të dokumentit.

“Mund të konfirmojmë marrjen e dokumentit në Kancelari. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk mund të komentojmë përmbajtjen e këtij dokumenti konfidencial”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të qeverisë gjermane.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026