A do të ketë masa ndaj Kosovës? Escobar raporton sot te Biden mbi situatën në Veri

9 Qershor 2023 | 12:53

I derguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar raporton sot në Shtëpinë e Bardhë rreth diskutimeve që ka pasur në Kosovë dhe Serbi me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin. Kjo u bë e ditur nga vetë Escobar pak ditë më parë në një komunikim me gazetarët.

Escobar, u ka berë të ditur bashkëbiseduesve të tij në Kosovë dhe Serbi  se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në Veri dhe nga ky raportim do te pasojnë dhe  vendimet e mëtejshme.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për te dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar ai.

Nga raportimet e Escobar dhe Lajcak do të varen dhe sanksionet që mund të përballet Kosova. Siç ka bërë të ditur Euronews disa nga sanksionet me të cilat mund të përballet Kosova janë:

Ne fazen e pare parashikohet :

  1. Ngrirja e fondeve nga BE.
  2. Ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave.
  3. Ngrirja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
  4. Ngrirja e fondeve amerikane.
  5. Ngrirja e programeve për FSK-në.

Faza e dytë

  1. Qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohje.
  2. Riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan.
  3. Përjashtimi i Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.

Burime diplomatike thonë se nëse situata në terren nuk normalizohet, parashikohen edhe sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026