20% e energjisë nuk përdoret, 590 mijë megavat shkuan dëm në janar-prill
Humbjet në rrjetin energjetik vazhdojnë të jenë të larta në vendin tonë. Në 4-muajt e parë të vitit, ato përbënin 21% të të gjithë sasisë së energjisë elektrike të prodhuar.
Pra, nga 2.76 mln megavat që u prodhua nga Hidrocentralet, 590 mijë megavat u vodh ose nuk arriti të shkonte në rrjet për t’u konsumuar.
Humbjet më të mëdha teknike dhe joteknike u regjistruan në janar, muaj kur energjia e humbur ishte sa 25% ose sa ¼-ta e gjithë prodhimit dhe më tej ato ranë gradualisht deri në 18.6% në prill.
Të dhënat dalin nga raporti përmbledhës i Entit Rregullator të Energjisë për 4-mujorin e parë, të vitit dhe nëse kjo sasi energjie e humbur do të shitej në treg me çmimin e periudhës, rezulton se humbja në vlerë monetare arrin deri në 50 mln euro.
Humbjet e energjisë janë ulur vitet e fundit, si pasojë e aksioneve për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe investimeve në sistem. Megjithatë, në raport me disa vende të rajonit, raporti është më i lartë, çka tregon se ka ende punë për të bërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme