Zjarret ‘shkrumbojnë’ Kanadanë, mbi 400 vatra zjarri dhe 4 mln ha pyje të djegura

9 Qershor 2023 | 19:44

Mbi 400 vatra zjarri vazhdojnë të digjen në lindje të Kanadasë. Që nga fillimi i vitit, në shtetin në fjalë janë djegur 3.8 milionë hektarë pyje dhe vegjetacion, thuajse 15 herë më shumë se mesatarja e dekadave të fundit.

Ekspertët deklarojnë se shkak për këto zjarre të përmasave të mëdha janë bërë ndryshimet e klimës.

Flakët kanë shkaktuar gjithashtu volume masive tymi që janë përhapur edhe në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara dhe që kanë kaluar Atlantikun duke arritur në Norvegji, ndonëse në përmasa më të vogla.

Prania e theksuar e tymit ka bërë gjithashtu që shumë shtete amerikane dhe jo vetëm të anulojnë fluturimet e avionëve.

Në tërësi, mbi 100 milionë amerikanë janë paralajmëruar për rrezikun që u kanoset nga ndotja e ajrit, edhe pse të premten, cilësia e tij u përmirësua në qytete si Nju Jorku dhe Uashingtoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026