Tymi i zjarreve pyjore të Kanadasë rrezikon shëndetin e miliona njerëzve
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit në Amerikën Veriore, për shkak të zjarreve pyjore në Kanada.
Tymi prej zjarreve i ka mbuluar qytetet e mëdha si Ontario, Kuebek, Toronto, dhe disa zona tjera.
Tymi ka arritur deri në qytetin e Nju Jorkut dhe Kënektikëtit në Shtetet e Bashkuara, ku cilësia e ajrit është klasifikuar si “e pashëndetshme”, shkruan REL.
Pjesa më e madhe e tymit vjen prej Kuebekut, ku aktualisht janë duke u djegur 160 zjarre.
Autoritetet kanadeze e kanë lëshuar paralajmërimin më të ashpër të martën për Otavën, duke thënë se nivelet e ndotjes janë “shumë të rrezikshme” për shëndetin e njerëzve.
Në Nju Jork, fotografitë e nxjerra në mëngjesin së martës, kanë shfaqur një pamje të turbulluar, pasi tymi e ka mbështjellë gjithë qytetin.
Zyrtarët të shëndetit publik kanë bërë thirrje që të mos kryhen stërvitje në ambiente të jashtme, për të minimizuar ekspozimin ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur.
Aktualisht, Kanadaja është duke regjistruar sezon më të aktiv të zjarreve pyjore, sesa në të kaluarën.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane