Lind fëmija i parë në mitrën e implantuar nga një robot

7 Qershor 2023 | 07:46

Për herë të parë në botë lindi një bebe e mbartur në një mitër të implantuar në nënën e tij nga një robot. Fëmija, i cili është djalë, peshonte 6 kilogramë kur lindi me prerje cezariane muajin e kaluar në Suedi. Lindja ishte e planifikuar në javën e 38-të por lajmi është bërë publik së fundmi.

Si fëmija ashtu edhe nëna e tij 35-vjeçare janë mirë. Shtatzënia u bë e mundur kur një anëtar i familjes pranoi t’i dhuronte mitrën e saj nënës, e cila më pas kishte një vezë të fekonduar në të përmes IVF. Rasti shënon herën e parë që robotët janë përdorur për këtë procedurë.

Ky rast do t’u japë shpresë dhjetëra e mijëra grave amerikane që nuk kanë një mitër – e cila mund të jetë për shkak të kancerit ose një gjendje mjekësore – ose që nuk mund të mbajnë foshnja.

Rasti u zbulua nga kirurgët në Universitetin e Goteborgut, Suedi, një lider në transplantet e mitrës. Në operacion, studiuesit filluan duke hequr mitrën tek dhuruesi duke e prerë gradualisht atë nga enët e gjakut dhe duke e tërhequr atë përmes vaginës. Kirurgët futën kamera dhe krahë robotikë me instrumente kirurgjikale të bashkangjitura përmes vrimave të vogla hyrëse në pjesën e poshtme të barkut për të kryer procedurën – me krahët robotikë që ishin të parët për këtë lloj operacioni.

Transplanti ndodhi në tetor 2021 në Spitalin Universitar Sahlgrenska në Goteborg, Suedi. Dhjetë muaj më vonë, një embrion u krijua me IVF përpara se të futej në mitrën e transplantuar dhe disa javë më vonë u verifikua shtatzënia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në...
09:27 | 16/07/2026

Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës së Rusisë me...
09:18 | 16/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026