Finlanda dëbon diplomatët rusë

7 Qershor 2023 | 07:25

Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ruse në Helsinki, duke i akuzuar ata se punojnë në misione të inteligjencës.

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me konventën e Vjenës për raportet diplomatike”, tha zyra e presidentit të Finlandës, duke shtuar se ambasadori rus është informuar për dëbimin e diplomatëve.

Vendimi është marrë pas takimit të presidentit finlandez, Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të shtetit për politikë të jashtme dhe siguri.

Ambasada ruse në Helsinki ende nuk ka reaguar për këtë vendim të Finlandës.

Shtetet nordike, Norvegjia dhe Suedia po ashtu muajve të fundit kanë dëbuar diplomatë rusë, duke thënë se ata në fakt ishin oficerë të inteligjencës.

Moska mohon se diplomatët e saj janë të përfshirë në aktivitete të papërshtatshme dhe është kundërpërgjigjur duke dëbuar diplomatë të Norvegjisë dhe Suedisë.

Finlanda i është bashkuar NATO-s në prill, duke zemëruar Rusinë fqinje, e cila po vazhdon pushtimin e Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026