Draft-statuti i Ramës, reagon kreu i Kuvendit të Kosovës: Veprim i njëanshëm
Kreu i Kuvendit të Kosovës ka reaguar në lidhje me draft-statutin e propozuar nga kryeministri Rama për forimimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjatë një deklarate të dhënë për mediat pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Konjufca e cilësoi draftin si të njëanshëm pasi kryeministri i Shqipërisë duhet ta kishte konsultuar njëherë me kryeministrin e Kosovës.
I pyetur nëse kanë kërkuar nga Rama që ta kenë draftin e Asociacionit, Konjufca u përgjigj me jo, pasi nuk kanë interes.
“Jo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasUR efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm”, tha ai.
Gjithashtu kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se qeveria dhe institucionet e Kosovës po punojnë ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë: “Mendoj që institucionet tona dhe ministritë tona janë duke punuar ngushtë me aleatët edhe partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet