“Shpërthen” tregu i makinave me qira, rritet kërkesa nga turistët
Shqipëria vitet e fundit ështe kthyer në një destinacion mjaft tërheqëse për turistët e huaj. Sektori i turizmit ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të vizitorëve që në muajt e parë të pranverës, ku prilli regjistroi rreth 57% më shumë vizitor të huaj sesa vitin e kaluar. Bashkë me këtë rritje, operatorët e komanive të makinave me qëra deshmojnë për një rritje të kërkesës për automjete.
Mungesa e strukturave dhe stacioneve të mira lidhëse të trasportit publik në pikat kyçe turistike të vendit, por dhe dëshira e pavarësisë në lëvizje nga ana tjetër, përbëjnë faktorët kryesor që orientojnë këta turistë drejt tregut të makinave me qira.
Kompanitë e këtij tregu raportojnë për një kërkesë të lartë që në muajt e parë të vitit, rreth 30% më e lartë sesa vitin e kaluar dhe kulmi parashikohet të jetë gjat mujave korrik dhe gusht. Ata kanë marrë masa për të shtuar flotën e tyre për të përballuar këtë fluks.
Janë kryesisht makina të lira dhe ekonomike ato që përbëjnë kërkesën më të madhe për automjete me qera. Hibride ose elektrike janë makinat që zgjedhin kryesisht vizitorët të huaj, por mungesa e stacioneve të karikimit të automjeteve elektrik, dëshmon se Shqipëria nuk është ende gati për të përballuar këtë segment tregu. Destinacionet më të kërkuara janë kryeqyteti por dhe jugu i vendit, ku dominon qyteti i Sarandës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet