Gjermania që dashuron Beratin: Dua nënshtetësinë shqiptare, jetoj këtu që 23  vite

10 Qershor 2023 | 19:26

Hilda Xhoja, prej 23 vitesh jeton në qytetin e Beratit. 73-vjeçarja gjermane tregon për Euronews Albania arsyet e shpërnguljes ne Shqipëri.

Ajo ka lindur ne Hamburg të Gjermanisë dhe është martuar në Itali 73 vjeçarja. Megjithatë Berati do të ishte shtëpia e saj.

“E bleva shtëpinë 23 vite më parë këtu në Berat, isha nga ana e Goricës e pashë dhe thashë që ky është një qytet i mrekullive dhe do jetë i famshëm si Venecia”- tha Hilda Gioia.

Berati ishte një dashuri me shikim të parë për 73 vjeçaren.

“Vendosa të jetoj në fillim për klimën, për ushqimin sepse këtu akoma hahet shumë shëndetshëm dhe këtë shumë pak persona e dinë” –shtoi ajo.

Në Berat ka arritur të gjejë dhe një punë që lidhjet me pasionin e saj, antiken. Ajo merret me tregëtimin e objekteve dhe veprave që datojnë që në shekullin e 18-të.

“Zgjodha të punoj me z. Mirel, është pasioni im dhe i dua objektet antike, edhe ne Itali në vilën time i kam blerë të gjitha objektet antike”, nënvizoi ajo.

Në Berat ka gjetur çfarë ka kërkuar dhe ëndërruar gjithmonë. Ndaj ajo ka dhe një kërkesë për autoritetet shqiptare.

“Tani dua të kërkoj nënshtetësinë shqiptare sepse më kanë thënë që kam të drejtë ta fitoj nga prona, edhe në periudhën e Covidit italianët nuk mund të hynin në këtë vend, ndërsa unë i tregova dokumentin që kam prona këtu , një shtëpi dhe policia më lejoi” – përfundoi gjermania.

Hilda tregon se do të vijojë të jetojë në Berat dhe pse jo t’u tregojë dhe miqve të saj italianë, mbi bukurin e këtij qyteti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026