“Drafti i Ramës, asnjë vlerë juridike”, Muja: Kosova nuk ka pse shqetësohet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka komentuar draftin propozimin e kryeministrit Edi Rama për asociacioni në Kosovë.
Në një intervistë për Euroneës Albania ai tha se Kosova nuk ka pse të shqetësohet ndërsa shtoi se drafti i Ramës nuk ka asnjë vlerë juridike.
“Nuk ka asgjë të mirë për Kosovën aty dhe as për shqiptarët. Për raportet mes tyre duhet të flasin ata. Nuk është për interesat e Kosovës dhe as nuk lidhet personalisht me Kurtin sa lidhet me ekstazionin apo promovimin e ideve serbe në Kosovë. Kur u bë propozimi për rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Bosnje-Hercegovinë, Rama ishte kundër.
Kur krejt bota demokratike po i bënte presion Serbisë për vendosje të sanksioneve, ndërkohë Rama i bënte mbrojtje. Kosova do i mbijetoj dhe këtij presioni. Ne jemi duke u ballafaquar me një propozim nga Serbia për federalizim të Kosovës. Me vetëdije ose pa-vetdije Rama duke mos njohur kontekstin me të cilën operojmë , duke mos njohur motivet e qarta të Serbisë, duke tej shpresuar orientimin pro-perëndimor të Serbisë, ka tendenca që të marrë protagonizëm për çështje që nuk i takojnë dhe nuk i dinë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta