Përmbytje në Dellçevë, shtëpi e rrugë të shkatërruara, shpallet gjendja emergjente
Shtëpi, objekte biznesi dhe institucione u përmbyten gjatë një dite më parë kur shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri prekën komunën e Dellçevës në Maqedoninë e Veriut.
Reshjet e dendura të shiut të ndjekur nga breshri kanë zgjatur më shumë se një orë dhe shumica e banorëve kanë mbetur pa energji elektrike. Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë dhe shtëpi të përmbytura.
Nën ujë kanë mbetur edhe disa makina, si dhe janë përmbytur edhe ambientet e bodrumit të Fondit të Shëndetësisë.
Komuna pati mbledhje të jashtëzakonshme dhe shpalli gjendje emergjence ndërsa riparimi i dëmeve ka vazhduar edhe sot.
Kryetari i komunës Goran Trajkovski tha se të gjitha ekipet janë në terren që nga mbrëmja dhe pritet që së shpejti të riparohen dëmet e mëdha dhe qyteti të funksionojë normalisht
“Edhe pse kemi ndërtuar një kanalizim, nuk ka mjaftuar për këto reshje të dendura që kanë zgjatur për një orë e dhjetë minuta, me intensitet të madh dhe sistemi kullues nuk ka mundur t’i mbledhë ato ujëra. Pra ka pasur dëme, por do ta përcaktojmë dhe do ta kemi një pasqyrë të plotë.”- tha Goran Trajkovski, kryetar i Komunës së Dellçevës.
Qyteti do të formojë edhe një komision që do të duhet të vlerësojë dëmet dhe ti kompensojë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta