Ç’fitojnë shqiptarët në Malin e Zi? Berishaj: I kënaqur po morëm 1 mandat, por…

11 Qershor 2023 | 16:44

Analisti Nikollë Berishaj ishte këtë të diel i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur për të folur për zgjedhjet parlamentarë në Malin e Zi.

Ai tha se për fat të keq, politikat malazese janë diskriminuese sa u takon  pakicave që jetojnë atje, pasi sipas tij, shqiptarët nuk mund të sigurojnë dot më shumë se tre deputetë në parlament ndërkohë që do duhej të përfaqësoheshin me minimalisht 6 deputetë.

“Ligji zgjedhor i Malit të Zi është për mendimin tim mjaft diskriminues për pakicat. Pakicat shqiptare për të dalë në garë për ndarjen e vendeve në parlamente, duhet të votojnë ose të vetme ose të bashkuara 3%. Në qoftë se partia shqiptare fiton 1.5% njëra e 1.5% tjetra, ato lista bashkohen e më pas konkurrojnë si një listë e posaçme.

Pra bëhet koalicion dhe sipas numrit të votave të marra mund të fitojnë deputetët. Numri maksimal i deputetëve që mund të fitojnë shqiptarët është 3, pavarësisht se me regjistrimet e fundit shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë, dhe do duhet të kishin minimalisht 6 deputetë, por me mënyrën si është sistemi i ndarjes maksimalisht mund të fitojmë 3 mandate.

I pyetur se çfarë pritet realisht në këto zgjedhje, Berishaj tha do ishte i kënaqur edhe po të fitonin një deputet.

“Në Tuz priten dy mandate, në Ulqin pritet një mandat. Unë do isha shumë i kënaqur nëse fitojmë 1 mandat, akoma më shumë i kënaqur nëse fitojmë 2, por ekziston një mundësi që mund të jetë katastrofale për shqiptarët dhe të mos marrin asnjë mandat në këto zgjedhje parlamentare”,-tha analisti Nikollë Berishaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024