“Përjashtimi nga Defender, jo i drejtë”, Kryeministri Kurti komenton vendimin e SHBA

11 Qershor 2023 | 18:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ‘Defender 2023’. Në një intervistë për Bloomberg, Kurti e ka quajtur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të padrejtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën prestigjioze amerikane, Bloomberg, e ka cilësuar si “jo të drejtë” përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake ndërkombëtare i udhëhequr nga NATO “Defender Europe 23”, si pasojë e parë për Qeverinë e Kosovës pas vendimit për të vendosur kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore nën asistencën e Policisë së Kosovës.

“Nuk është në rregull të bullizohet Kosova. Sa herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, ka thënë Kurti kur u pyet për presionin që komuniteti ndërkombëtar po ushtron mbi Kosovën për situatën në Veri të Kosovës’ u shpreh Kurti.

DASH-i dënoi atë çfarë ndodhi në Veri duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së.

Megjithatë Kurti, në intervistë, thotë se nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij, pavarësisht presionit në rritje nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në Veri të Kosovës dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria ime të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”,-ka shtuar kryeministri i Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026