Disiplina ndëshkon Vllazninë, shkodranët gjobiten me 200 mijë lekë pasi lejuan disa tifozë në stadium

17 Dhjetor 2020 | 08:13

Pjesëmarrja e disa tifozëve në tribunën e “Loro Boriçit” gjatë sfidës mes Vllaznisë dhe Partizanit, u ka kushtuar shtrenjtë shkodranëve, që janë dënuar me gjobë prej 200 mijë lekësh të reja, për mos përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes.

Komisioni i Disiplinës vendosi që të ndëshkonte skuadrën shkodrane pas ankesës së drejtorit të Partizanit, Olsi Rama.

Ky i fundit vuri re praninë e një numri më të lartë të tifozëve nga sa parashikon protokolli i FSHF dhe e cilësoi si të padrejtë faktin që Vllaznia kishte tifozë dhe skuadrat e tjera jo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026