Si u njoha me Berlusconin, deputeti demokrat tregon historinë: Gati po qante
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se me Silvio Berlusconin ishte takuar disa herë, ndërsa kujtoi takimin e parë me ish-kryeministrin që sot u nda nga jeta, në vjeshtën e vitit 1994.
Në këtë takim ku ishte i shoqëruar nga Tomor Dosti, zv. kryetar i PD-së së asaj kohe, e në të tjerët që erdhën më pas, deputeti tregoi se kishte njohur një anë shumë të brishtë dhe njerëzore të tij.
“Në një moment të caktuar, pasi konsumuam dhe disa biseda të tjera unë fillova t’i flas për Tomorin që kisha në krah dhe i them ‘dëgjo, ky që është kaq i elaburuar ka qenë 45 vjet rresht në kampet e përqendrimit të komunizimit’. Si është e mundur më tha. I shpjeguam familjen e prejardhjes së Tomorit, si u fut fëmijë në burg dhe doli baba dhe gjysh nga kampet e përqëndrimit, gjendjen e komunizmit dhe u prek në mënyrë të jashtzakonshme. Ç’bëri? U çua në këmbë, doli në skenë dhe thirri anëtarët e këshillit kombëtar. Unë isha aq i emocionuar sa mua më bëri përshtypje. Dhe filloi të thotë ‘shikoni ç’është komunizmi’. Po i thoshte në një mënyrë aq të natyshme, aq të ndjeshme, gati duke i dalë dhe lot nga sytë,” – u shpreh Shehu.
Ndërsa komentoi figurën e Berlusconit, Shehu tha ndër të tjera se ai e dontë shumë Ballkanin Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta