Stenda vaksinimi anti-Covid prej druri vendosen në Itali

17 Dhjetor 2020 | 11:52

Rreth 1500 stenda vaksinimi prej druri, të zbukuruara me lule, në simbol të rigjenerimit, kanë nisur të vendosen në Itali.

Do të instalohen përfundimisht deri në muajin janar, ndërkohë që pritet fillimi i imunizimit të popullsisë me vaksinën anti-Covid sipas deklaratave të mëparshme nga Bashkimi Evropian.

Projektimet për stendat e vaksinimit anti-Covid u zbuluan të hënën nga arkitekti i mirënjohur italian Stefano Boeri, i cili së bashku këshilltarët e tij, ndertuan logon dhe aspektet vizuale.

Arkitekti Stefano Boeri në një deklaratë për media u shpreh se:

“Vaksinimi do të jetë një akt i përgjegjësisë qytetare, dashurisë për të tjerët dhe rizbulimit të jetës.
Nëse ky virus na ka mbyllur në spitale dhe shtëpi, vaksina do të na kthejë në kontakt me jetën dhe natyrën që na rrethon.”


Për këtë projekt vaksinimi Boeri ka punuar falas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022