Abazoviç kritika Kurtit: Situata në Veri i ka shërbyer Serbisë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi tha se situata në Veri i ka shërbyer Serbisë. “Ishte e komplikuar situata politike në Serbi, ashtu siç mendoj se ajo që ka ndodhur në veri i ka shërbyer qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike”, tha Abazoviç.
Abazoviç u shpreh se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëriten.
Ai theksoi se nuk i pëlqen mungesa e koordinimit të qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.
“Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.
“Kjo është çështja në Ballkan, ne nuk jemi superfuqi; ne jemi shtete shumë të vogla; jemi shtete mikro. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi, por ne nuk mundemi të ndalojmë as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që kemi. Pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, prandaj duhet te gjendet një lloj komunikimi”, u shpreh Abazoviç.
Abazavoç u kujdes të theksonte se me këtë ai nuk po e kritikonte qeverinë e Kosovës.
“Kjo nuk është kurrfarë kritike ndaj qeverisë, por po e them këtë pasi kanë ardhur disa mesazhe të cilat nuk tingëllojnë aq bukur. Jam i bindur se në të ardhmen do të vijnë në një nivelim i atyre mesazheve dhe atyre përkrahjeve ndaj këtyre shteteve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta