“Serbia do që procesi të dështojë me faj të Kosovës”, Maliqi: Kurti të reflektojë…
Analisti Agon Maliqi tha në emisionin “Review” se Kurti ka rënë në kurthin e ngritur nga Serbia, pasi ajo po ia del të realizojë qëllimet e saj.
Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që të dështojë procesi i dialogut mes dy vendeve dhe faji t’i mbetet Kosovës.
Sipas Maliqit deri më tani Serbia i ka arritur qëllimet e saj ndaj Kurti duhet të reflektojë e “të hedhë topin në krahun tjetër”.
“Kur Kosova i tha po Asociacionit Kosova filloi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, u legalizuan vizat, filloi një fazë e shpërblimeve për Kosovën.
Në rast se Serbia thotë jo, Kosova do ecë përpara, ndërsa Serbia do të ngeci, por për fat të keq, në Kosovë po ekziston një dyshim i thellë te synimet e ndërmjetësuesve që nuk ka qenë më parë dhe një keqlexim i lëvizjeve të Serbisë që ka shfrytëzuar situata për favoret e saj.
Synimi i Serbisë në fakt është që procesi të dështojë, por të dështojë me fajin e Kosovës. Deri ën këtë moment ata ia kanë dalë me këtë synim. unë shpresoj që Kurti të reflektojë e ta hedhë topin në krahun tjetër”,-tha Agon Maliqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)