Destinacion udhëton në Ndroqin e Perandorit dhe ullinjve
Destiancioni që do ju tregojmë sot e ka marrë emrin nga perandori bizantin Androniki dhe në vitin 1443 për herë të parë në shkrimet turke përmendet si Ndroqi. Do t’iu zbulojmë detaje interesante për fshatin e lashtë, do të kridhemi në legjendat e tij dhe do të prekim bujarinë e njerëzve që jetojnë aty.
Ndroqi ndodhet 19 km larg Tiranës dhe njësia nis te ura e famshme e Beshirit mbi lumin Erzen ura u ndërtua në vitin 1848. Kjo urë shërbeu për transportin e mallrave nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas.
Bardhyl Mancaku ka drejtuar prej shumë viteve një prej shkollave në Ndroq dhe profesori në pension sot na sjell disa detaje për fshatin Ndroq.
“Ndroqi ka qysh në lashtësi të paktën nga shekulli i V pas lindjes së Krishtit, këto janë fjalët e Aleksandër Meksit dhe profesor Neritan Cekës. Për herë të parë si dokument në vitin 1431 njihet Androniki Karayje një qytezë e vogël me 25 familje”,-rrëfen për Destinacion zoti Mancaku.
Ndroqi mbahet për prodhimin e vajit të ullirit dhe pulave të detit, të cilat duke u ushqyer me ullinj kanë një shije të rrallë. Por një nga historitë më të veçanta që ka ky fshat është legjenda e Romeos dhe Zhuljetës shqiptare, historia e ashikut. Halit Çurri na tregon historinë e dashurisë të ashikut me vajzën e pasur.
“Është historia e dy të rinjve, të dashuruar, ka qenë një djalë që punonte te familja e një të pasuri. Në këtë familje jetonte edhe vajza e këtyre. Djali dhe vajza takohen kur ky i fundit e shpëton vajzën nga rrjedha e lumit. Ata I premtojnë dashuri njëri-tjetrit dhe vajza nuk pranonte të martohej me asnjë. Pasi babai e merr vesh e fejon vajzën në Shijak. Ka disa variante se si përfundon historia, sipas verisonit të parë, dhëndri vret djalin dhe version tjetër krushqit vrasin djalin dhe vajza kishte pasur thikë me vete dhe vret veten”,-thotë zoti Çurri.
Sa i takon prodhimit të ullinjve ekonomisti i njësisë administrative Afrim Azuni na thotë:
“Nuk doja të mburrem me vajin e ullirit të Ndroqit, por do të kujtoja këtu se në vitet 1840 është ndërtuar fabrika e vajit të ullirit. Të gjitha kodrat e Ndroqit janë të mbuluar me ullinj. Ndroqi ka një verë që prodhohet dhe tregtohet qysh në kohën e më përparme nga kantina e verërave në Durrës”.
Pas takimit me zotin Azuni nisemi për në kalanë e Ndroqit. Kjo kala u ndërtua në shekullin e V para erës sonë dhe është rikonstruktuar disa herë, ndër të cilat spikat rikonstruksion në vitin 1810 nga Ali Pashë Tepelena, i cili rindërtoi dhe kalldrëmin që lidh qendrën e fshatit me kalanë.
Kalaja e Ndroqit mund të përdoret edhe si vend për të organizuar një piknik me fëmijët tuaj apo shoqërinë, ndërsa prekni me dorë pjesë nga historia e lashtë e këtij qytetërimi.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet