Puna nga shtëpia, 37.7% e ndërmarrjeve shqiptare realizuan takime virtuale

13 Qershor 2023 | 15:33

Pandemia e COVID-19 ndryshoi modelet e punës dhe bëri që shumë ndërmarrje t’u drejtohen takimeve virtuale për të kapërcyer distancën fizike dhe për të ruajtur bizneset e tyre.

Sipas të dhënave të Eurostat 37,7% e ndërmarrjeve shqiptare me 10 ose më shumë punonjës kanë aplikuar këtë formë të të punuarit nga shtëpia.

Kjo shifër është më e ulët se mesatarja e vendeve europiane, ku sipas të njëjtit raport, përgjatë vitit 2022 , 50% e ndërmarrjeve ose persona të vetëpunësuar  në  vendet e bashkimit Europain kanë kryer takime në distancë nëpërmjet internetit.

Suedia është vendi që e aplikoi më së shumti këtë risi të diktuar nga rregullat e izolimit.  79.4% e ndërmarrjeve suedeze zhvilluan takime online, e ndjekur nga Finlanda, Danimarka, Malta dhe Irlanda.

Ndërkohë që përqindjet më të ulta u regjistruan në Bullgari, Hungari, Rumani, Greqi dhe Sllovaki.

Kryesisht ndërmarrjet e mëdha ofronin akses të punës në distance duke u dhënë punonjësve akses në sistemin e postës elektronike, në dokumente dhe në aplikacione biznesi ose softuer të ndërmarrje.

Në vitin 2022, në BE, pothuajse 6 nga 10 ndërmarrje ofruan të tre llojet e aksesit në distancë për punonjësit e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026