“Berisha po ndërhyn te PD zyrtare”, analisti Mërtiri : Do të jetë e vetmja opozitë
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania, situatën aktuale në Partinë Demokratike.
Ai tha se Sali Berisha po ndërhyn në PD-në zyrtare. Sipas analistit, Berisha do të jetë ai opozita.
“Duke qenë ai ekskluzivisht e vetmja opozitë në vend, ai mund të imponohet duke i detyruar, beson ai të paktën, amerikanët të heqin non gratën dhe të hyjnë në marrëveshje me të për të qëndruar në politikë. Ajo që shoh të paktën, është se te gjerat që ata kërkojnë, pra grupi i cili është kundër bërjes së zgjedhjeve, çojnë ujë te mulliri i Sali Berishës.
I vetmi person besoj unë, që është interesuar që në PD-në zyrtare të mos bëhen zgjedhje për kryetar, por të shtyhen zgjedhjet dhe të vazhdohet edhe një vit tjetër, nga një vit e gjysmë siç ishim deri tani, në amulli, në mungesë aktiviteti politik siç është tashmë Partia Demokratike zyrtare është Sali Berisha. Prej një viti e gjysmë ai fitoi kohë dhe arriti të marrë një pjesë të mirë të partisë ta rekrutojë në pjesën e vet dhe tashmë që ai ka humbur zgjedhjet është akoma më tepër i interesuar sepse e para shmang vëmendjen nga kërkesa që ka opozita prej tij, që ai tashmë ose të kundërshtojë rezultatin, ose të largohet dhe të japë dorëheqjen, t’i hapë rrugën një personi tjetër. Ai kështu tërheq vëmendjen dhe nuk largohet, por qëndron aty si e vetmja opozitë,” – u shpreh Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur