“Boomerang”, Daci: Kur u kthye Berisha, pse mos të kthehet dhe Basha?!
Politologu Alban Daci ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania kthimin e Lulzim Bashës në politikë.
Sipas tij, Basha fiton në zgjedhjet për kryetar sepse nuk ka kandidat që e konkurron. Ndërkaq ai tha se kthimi i vetë Berishës në politikë ka krijuar një model dhe nuk ka pse mos të kthehet Basha.
“Pra, nuk ka argument juridik apo manual të shkencave politike që e pengon. Në shumicën e rasteve politika nuk ka moral, kështu që edhe moralisht nuk pengohet. Unë shpresoj që procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të jetë një proces demokratik dhe transparent, të jetë gjithëpërfshirës. Çështja e anëtarësisë së partive politike në Shqipëri…nuk është se i verifikoi njeri. Ne kemi lëvizje populiste që nuk kanë fare anëtarësi, por kanë struktura dhe funksionojnë,” – u shpreh Daci.
Politologu kritikoi dualizmin e Bashës, i cili ka pranuar praninë e Berishës. Ky i fundit ka konfuzuar, sipas tij se kush është kryetari dhe diçka e tillë nuk duhej lejuar nga Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta