Basha apo Berisha? Fatbardh Kadilli flet për të ardhmen e PD-së

10 Qershor 2023 | 15:24

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli, është shprehur se sjellja e Lulzim Basha është identike se ajo e Sali Berishës, duke shtuar më tej se këtë sjellje e ka mësuar prej tij.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se fakti që Basha sillet njëjtë si Berisha e bën atë të pabesueshëm.

Më tej theksoi se PD ka lindur më e madhe se Berisha duke hedhur akuza se ajo është zvogëluar nga ky i fundit.

“Në mënyrë absolute sjellja e Lulzim Bashës ka qenë identike si e Sali Berishës madje besoj e mësuar prej tij.  Ka qenë ai që ia ka dhënë të gjitha pjesët e politikës. Kjo e bën të pabesueshme Lulzim Bashën. Kjo situatë e sotme ka dhe përgjegjësinë e tij. E dyta, a do bëjë Basha një parti më të madhe se vetja e tij, a do arrij ai  të krijoj partneritet politik në partinë e tij. Kjo ka rëndësi për qindra njerëz që kanë gatishmëri, integritet.  Berisha këtë s’mund ta bëjë. PD ka lindur më e madhe se Berisha dhe Berisha e zvogëlojë. Basha ka qenë i dominuar nga Berisha”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026