Takim sekret me Ballën? Flet për herë të parë Lulzim Basha
Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha për mediat se ai nuk është takuar asnjëherë me Taulant Ballën dhe se lajmet që kanë qarkulluar rreth një takimi sekret të tyre, janë të pavërteta dhe dizinfomim.
Ai shtoi se ata që takohen me Ballën janë oligarkët dhe Rama me Berishën të cilët sipas tij janë bërë bashkë në dëm të gjithë Shqipërisë.
“Unë nuk kam pasur asnjëherë takim me Taulant Ballën. Me Taulant Ballën takohen Oligarkët Berisha dhe Rama.
Ata janë bashkë dhe faktet provojnë qartë se edhe sot që ne flasim edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vazhduar favoret me tendera ndërtimi për ortakët e heshur dhe të hapur të trekëndëshit të Bermudës, që do të thotë se kemi të bëjmë me një sistem i cili natën ndan favore dhe tendera e ditën bëjnë sikur zihen.
Ky është teatri politik që ka marrë më qafë Shqipërinë. Nuk ka asnjë video takimi mes meje dhe Ballës, është dizinformim”,-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare