“Gjirokastra plot, vështirë të gjej hotel”, Kumbaro: Dhomat zihen që në prill

13 Qershor 2023 | 22:35

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha për “Now me Erla Mëhillin” se hotelet në jug janë të gjitha plot.

Ajo madje theksoi se e ka të vështirë që edhe në Gjirokastër ku shkon çdo javë, të gjejë dhoma bosh pasi janë të gjitha të zëna nga turistët dhe ka shtuar se dhomat zihen që në prill e në maj.

“Hotelet janë të gjitha të plot. Gjithë hotelet e bregdetit janë të rezervuar deri në shtator. Por po ju përmend Gjirokastrën. Gjirokastra është e tëra plot. Unë që shkoj çdo javë e kam të vështirë të gjej dhoma në hotelin ku dua, që në prill e në maj, sepse janë të zëna.

Ndërsa sa u takon çmimevem, ka një treg që ka dy elemente, rëndësi ka që duhet të ketë hotele për të gjitha kategoritë. Nëse çmimet janë transparente dhe pronarët janë të rregullt me tatimet, pjesën tjetër e rregullon tregu”,-tha Mirela Kumbaro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026