“Shifrat tregojnë rritje”, Kumbaro: Si po ngrihemi në rang botëror me turizmin
Ministrja e Turizmit Mirla Kumbaro ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth turizmit në Shqipëri. Ajo tha se tashmë kemi një shtrirje të turistëve në të gjithë vendin dhe se ka shifra faktike të cilat tregojnë se kemi rritje të numrit të turistëve në Shqipëri.
Ajo tha gjithashtu se edhe Organizata Botërore e Turizmit e klasifikoi Shqipërinë si vendin me performancën më të mirë në hyrjet ndërkombëtare në Europë dhe të tretin në rang botëror.
“Kemi mbyllur 5 muajt e parë të vitit dha na rezulton se jemi 42% më shumë se 5 muajt e parë të vitit të kaluar. Por nuk janë vetëm shqifrat ato që flasin. Ka një rritje për turizmin malor dhe kjo vjen për shkak të promovimit shumë të madh që ne i kemi bërë pasurive tona natyrore. Shqipëria ofron kulinari, në sitet e trashëgimisë kulturore kemi një rritje eksponinenciale si në kalatë muze ashtu edhe në sitet arkeologjike.
Këtu vijnë gjithnjë e më shumë turistë të huaj që nga ata që vijnë me motora, me kampera, me autobusë e deri te ata që vijnë familjarisht. Unë kam qenë duke bërë një inspektim në të gjitha portat doganore, ku po marrim masa për shërbimet e pritjes dhe ndeshem tërë kohën me turistë që hyjnë pa pushime dhe kalojnë pa asnjë problem. Ka shifra faktike që flasin për rritje por do duhet të vijë shtatori për të bërë një bilanc më të plotë”,-tha Mirela Kumbaro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama anulon takimin e dy qeverive, Berisha: Ja pse ka bërë gjënë e duhur
- Vathi kundërshton Kumbaron: Kujdes kë quani turistë, ka një hile në shifra
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës