Çështjet në arbitrazh, Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore pas anulimit të “Akërnisë”

17 Dhjetor 2020 | 21:09

Shqipëria po kërkon një studio të re ligjore që ta përfaqësoje në çështjet e Arbitrazhit. Kjo kërkesë vjen vetëm pak kohë pas konfirmimit se India Power Solar që fitoi dy vite më parë procedurën për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë nuk ra dakord me anulimin e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në kërkesën e shpallur nga Avokatura e Shtetit nuk jepen detaje se për cilën çështje po kërkohet studioja ligjore, edhe pse më herët, në 23 shtator në të njëjtën gjykatë u regjistrua çështja e Durrës Kurum Shipping SH. P.K kundër shtetit shqiptar.

“Komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me urdhrin nr.196, datë 03.12.2020 të Avokatit të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së kontraktimit e përzgjedhjes së avokatit/studios së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedure” njoftoi Avokatura.

Kjo e fundit bën të ditur se objekt i kontratës është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve.

Sa i përket arbitrazheve aktive, aktualisht janë disa çështje me vlerë miliarda lekë, ndërsa vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, deri në fund të vitit 2019, llogariten 19 miliardë lekë detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026