Projektet për bashkinë e Pogradecit, a do të ketë ndërtime në Parkun e Drilonit?

15 Qershor 2023 | 07:02

Në emisionin RinVote në Euronews Albania u diskutuan projektet zhvillimore për bashkinë e Pogradecit dhe specifikisht për zonën e mbrojtur Drilon-Tushemisht.

I ftuar në emision kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, deklaroi se Parku i Drilonit është dëmtuar dhe shumë pemë disa-vjeçare janë prerë. Çela deklaroi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e disa godinave në zonën e parkut, për të cilat nuk ka asnjë infomacion nga pushteti lokal se sa kate do të jenë. Ai shtoi se projekti i ri për parkun e Drilonit, prej 5.7 miliardë lekë është abuziv, pasi investimi mund të kryehej me më pak kosto nga vetë bashkia.

“Ne shohim një foto të Drilonit, por fatkeqësisht nuk është më kjo pamje në Drilon, pasi fatkeqësisht për një arsye apo për një tjetër shumica e pemëve që shohim aty, janë prerë. Nuk është më kjo pamja aty.

Nuk jam unë ai që po e akuzon këtë problem është UNESCO, për të cilën ne kemi luftuar me dekada për të qenë pjesë e saj, e cila ka ngritur shqetësimin për atë që po ndodh aty.

Aty po sistemohet parku i Drilonit, përveç faktit me një kosto të tej fryrë për punë që mund ti kryente edhe një ndërmarrje brenda bashkisë së Pogradecit  prej 5.7 miliardë lekësh faza e parë.

Përtej këtij parku midis Drilonit dhe Tushemishtit, është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit plani për të ndërtuar disa godina, për të cilat askush nuk ka dijeni se sa kate do jenë e se për çfarë do të shërbejnë dhe realisht nuk është bërë asnjë konsultim. Mbase nuk kam unë informacionin e duhur.

Problemi real  që ne shtrojmë është konflikti me organizatën ndërkombëtare të UNESCO e cila ka ngritur alarmin për atë që po ndodh në parkun e Drilonit dhe në zonën e mbrojtur të Drilonit.

Po bëhet për interesa të caktuara të atyre që po marrin pjesë në këto tenderime për të ndërtuar dhe për të prishur balancën mjedis-ndërtim dhe sigurisht edhe balancën tjetër, publik-privat. Ky është shqetësimi kryesor i opozitës, ky është shqetësimi kryesor i urbanistëve dhe ky është shqetësimi kryesor i ekspertëve të mjedisit të cilët ngrenë alarmin për një shkatërrim të habitatit të atyshëm”,-zyrtari i PD.

Ndërkohë që nënkryetari i bashkisë së Pogradecit, paskolino Ziko deklaroi në Rinvote, se projekti nuk përfshin ndërtimin e pallateve në parkun e Drilonit. Ai nënvizoi se ndërhyrja në zonën e Drilon-Tushemisht është bërë në kuadër të një projekti të madh të ndarë në 4 pjesë dhe të hartuar nga një studio portugeze. Sipas Zikos, plani përfshin investimin në parkun e Drilonit, shëtitoren e Tushemishti, unazën e Tushemishtit si dhe rruga nga Tushemishti në doganën e Tushemishtit.

“Së pari për parkun e Drilonit, projekti parashikon vetëm rehabilitimin e parkut. Nuk janë prerë pemë nga ana e projektit nuk është prerë asnjë pemë përkundrazi do mbillen me dhjetëra pemë të reja. Janë prerë vetëm disa plepa të degraduar nga ana e Agjencisë së zonave të mbrojtura, por që nuk ka të bëjë me projektin.

Projekti ka bërë rehabilitim të gjithë pjesës së gjelbër, pastrim total që nuk ishte bërë prej dhjetëra vitesh dhe dyfishim të sipërfaqes së vizituesve të parkut. Kemi pasur kontakte me UNESCO. Nuk ka asnjë ndërtim në Drilon, përkundrazi aty ka pasur ndërtime pa leje që janë prishur, disa të tjera janë në proces për t’u prishur . Kështu që po pastrohet edhe nga ndërtimet pa leje dhe i gjithi do transformohet me të gjitha parametrat që ka një park”,-tha zyrtari i PS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Liqeni i Viroit, në hyrje të Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë...
19:48 | 19/06/2026

Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Me thirrjet “Erdhi uragani, erdhi rinia, çohuni djema, Rama jep dorëheqjen, ju erdhi fundi, Rama prite popullin se po vjen, Rama në bug Berisha në...
19:37 | 19/06/2026

Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore

Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën këtë të premte në sipërfaqe gjatë një operacioni të kryer...
19:01 | 19/06/2026