Tregu i pakicës në Korçë i zbrazur, ankohen tregtarët: Nuk ka blerës, ka rënë ekonomia
Festat e këtij fundviti e kanë gjetur të zbrazur tregun e pakicës në Korçë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur në këtë periudhë tregu gëlonte nga njerëzit, këtë vit, blerësit janë të pakët.
“Tregtarët ankohen për mungesë konsumi ndërkohë që shprehen se nuk ka pasur rritje të çmimeve këtë fundvit. Nga ana tjetër konsumatorët shprehen se nuk mund t’i përballojnë këto çmime, për shkak të ekonomisë së ulët”, raportoi gazetari Xhensil Shkëmbi.
Ndërkohë një tregtar u shpreh: “Blerja ka qenë shumë e dobët. Çmimet në krahasim me vitet e kaluara kanë rënë shumë. Blerësit janë shumë të pakët këtu”.
Problem për ta janë edhe tregjet informale.
“Çmimet janë ato që kanë qenë, nuk ka pasur ndonjë rritje çmimi, madje përkundrazi mund të ketë pasur në artikuj te veçanta edhe ulje çmimi sepse nuk ka treg. Shitja ka rënë shumë. Për këtë kanë ndikuar edhe pandemia, por arsyeja kryesore jemi vet qytetarë, është rënia ekonomike drastike. Bashki nuk ka dhënë asnjë ndihmë, u kërkojmë që të heqin njerëzit e rrugës që ma bëjnë konkurrencë. Bashkia punon me dy standarde, na kontrollon, të tjerët i le në rrugë që nuk i japin asnjë qindarkë arkës se bashkisë “, tha një tjetër qytetar.
Sipas qytetarëve çmimet pavarësisht se janë më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar, ende janë të larta për xhepat e tyre.
“Çmimet janë shumë të larta”, u shpreh një qytetar.
“Njerëzia janë pa punë, nuk blejnë dot, siç vijnë tregtarët ashtu ikin”, tha një tjetër banore e Korçës.
“Skandal ore skandal, janë ulur çmimet vetëm lekë nuk ka”, u shpreh një tjetër.
Të pyetur nga Euronews Albania, për shqetësimet e tregtarëve, zyrtarët e bashkisë së Korçës shprehen se tregtarët janë ndihmuar në 4 muajt e parë të pandemisë duke u falur qiranë mujore, ndërkohë është duke u punuar për të minimizuar tregjet informale.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut