“Reagimi ndaj Rusisë të jetë i menjëhershëm”, Osmani në PE për luftën në Ukrainë

14 Qershor 2023 | 12:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur këtë të mërkurë fjalimin në Parlamentin Europian.

Ajo ka folur për luftën në Ukrainë duke thënë se të gjithë duhe të bëhen bashkë dhe të reagojnë menjëherë ndaj Rusisë.

Sipas saj, vendet europiane duhet të mbështesin Ukrainën që të shkojë një hap para drejt fitores ndaj Rusisë.

“Kur ne të gjithë qëndrojmë së bashku kundër tiranisë, diktaturës e gjenocideve, kur qëndrojmë bashkë demokracia forcohet dhe krijohen aleanca të pathyeshme. Jam e bindur që i njëjti unitet do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën deri në fitoren e saj. Veprimet që marrim së bashku do të përcaktojnë të ardhmen tonë në shumë mënyra. Sfida jonë është mënyra se si reagojmë ndaj saj. Reagimi ndaj Rusisë duhet të jetë i qartë dhe i  menjëhershëm. Uniteti evropian ka qenë historik, por duhet të shkojmë një hap më tutje për të siguruar fitoren e Ukrainës dhe paqen e drejtë. Ky moment kërkon që liderët të bëhen bashkë dhe të marrin vendime të guximshme. Duhet të kemi bashkëpunim më të madh, duhet të na bashkojnë vlerat që na përfaqësojnë”- tha ajo.

vijon…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026