Situata ekonomike në Korçë, nënkryetari i Bashkisë: Jemi duke i kaluar vështirësitë

18 Dhjetor 2020 | 09:17

Në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, tregoi se situata ekonomike në Korçë, ashtu si në gjithë Shqipërinë kaloi goxha vështirësi.

Ai theksoi se gjërat pak nga pak po i rikthehen normalitetit.

“Pavarësisht se jemi ende në pandemi, për shkak edhe të masave të ndërmarra nga qeveria apo nga Komiteti i Ekspertëve, me lirimin disi të masave shtërnguese,  ka filluar normalisht edhe turizmi, ka filluar dhe zhvillimi ekonomisë, ka filluar të rritet dhe xhiroje te bizneset,” – tha Kita.

Situata është dinamike dhe ka luhatjet e veta por Bashkia e Korçës, sipas Kitës ka marrë masa si për shembull lehtësia fiskale që përfitojnë gjithë baret dhe restorantet në qytetin juglindor.

Ai tregoi se në varësi të situatës së pandemisë Bashkia Korçë do të marrë dhe masat lehtësuese.

Sa i përket shqetësimeve të tregtarëve për konkurencën e pandershme ai tha se pavarësisht inspektimeve me Inspektorët përkatës apo Policinë Bashkiake ankesat vazhdojnë.

“E them me bindje që jemi i vetmi qytet në Shqipëri që nuk kemi tregtar ambulant në masa të cilët shesin nëpër rrugë. Ju kemi krijuar mundësi të gjithë tregtarëve, të vegjël, të mëdhenj, ambulantë që mos të tregtojnë në rrugë por t’ju krijojmë hapësira të mjaftueshme, moderne dhe komode për ta për të tregtuar,” – u shpreh nënkryetari i Bashkisë Korçë.

Kletjon Kita tregoi se nga bisedat me bujtinat dhe hotelet, pavarësisht protokolleve të sigurisë, ritmi i turizmit dhe vizitorët janë në shifra të kënaqshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026