Ekspertët apel për dhurim të gjakut, nevojat rriten gjatë verës
Gjaku nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut ekspertët vendas dhe ata të shëndetësisë botërore kanë apeluar për dhurime vullnetare.
“Ne si Qendër Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në këtë ditë falënderojmë të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut në vendin tonë dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të dhurojnë gjak, të dhurojnë komponentë gjaku dhe të dhurojnë shpesh,” – tha Irena Seferi, drejtore e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Numri i dhuruesve vullnetarë në Shqipëri po vjen në rritje. Në vitin që lamë pas, ishin rreth 5 mijë dhurues vullnetarë dhe mbi 18 mijë dhurues familjarë.
Sipas ekspertëve vendi ynë ka nevojë për 30.000 njësi gjak çdo vit të cilat përdoren për pacientët me sëmundjet e gjakut dhe ato të brendshme, patologji si tumore, hemorragji gjatë lindjes, intervente kirurgjikale etj. Po ashtu në vendin tonë numërohen 600 pacientë talasemikë që duhet të trajtohen me njësi gjaku çdo 3 tre javë.
Nevojat për gjak rriten edhe më shumë gjatë verës si pasojë e rritje së numrit të aksidenteve automobilistike dhe traumave.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një vit janë 118.5 milionë dhurime gjaku të mbledhura globalisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës