Vjosa Osmani: T’i themi me zë të lartë para botës krimet e llahtarshme të Serbisë, pa u bërë drejtësi s’mund të ketë paqe në rajon
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të të cilit mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.
Në fjalën e saj znj. Osmani falënderoi kyedemokratin Basha dhe ekipin e tij për mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës dhe kërkesës së parashtruar prej saj që në nisje të vizitës treditore në Shqipëri, që Shqipëria të bëhet vendi i dytë pas Kosovës që të dënojë gjenocidin serb në Kosovë përmes një rezolute të miratuar në kuvend.
Teksa theksoi se sot më shumë se kurrë Serbia dhe aleatët e saj po përpiqen të fshehin të vërtetën, znj. Osmani bëri thirrje që si Kosova ashtu edhe Shqipëria të flasin me zë të lartë para gjithë botës për krimet e llahtarshme me qëllim shfarosës të Serbisë, pasi siç tha pa u vënë drejtësi nuk mund të ketë paqe e stabilitet në rajon…
“Kërkesa jonë që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënojë gjenocidin serb përmes një rezolute është legjitime, që s’duhet të hasë në pengesa e pikëpyetje. Falenderoj gjithë institucionet shqiptare, veçanërisht presidentin Meta dhe tani kryetarin Basha për përkrahje që dha për këtë propozim, pasi është e domosdoshme që krimet llahtarshme të Serbisë t’i dënojmë bashkërisht dhe me një zë të qartë dhe pa asnjë pikëpyetje.
Mjafton të vizitohet fshati Meje, në Gjakovë ku dëshmohet se qëllimi i Serbisë ka qenë të shfarosë një popull të tërë nga faqja e dheut. Në sot jemi këtu, i kemi mbijetuar kësaj për shkak të lutës për liri të UÇK dhe aleancave të fuqishme, se Shqipëria na ka qëndruar në krah në këtë moment, por se edhe shtete si SHBA dhe BE që ishin dhe janë me ne.
Ashtu siç vepruam me një zë në të kaluarën, të flasim më shumë tani, sepse tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj për të ndryshuar të vërtetën para syve tanë është e fortë se kurrë. së bashku të mos lejojmë të falsifikohet historia.
Ndaj të flasim të gjithë për ato krime se pa e njohur të vërtetën dhe pasur drejtësi asnjë nga shtetet në Ballkanin Perëndimor s’do mund të ecë përpara e të ketë paqe dhe stabilitet në rajon”, tha znj. Osmani.
Në fund presidentja në detyrë e Kosovës shpjegoi edhe simbolikën e trefishtë të dhuratës që i kishte sjellë kryedemokratit Basha, kristalet nga Mitrovica; si simbol pasurive natyrore të Kosovës që siç tha edhe Serbia i lakmon, simbol i dhuratës që presidenti historik Ibrahim Rugova u bënte gjithmonë miqve dhe e treta se kristali është në formën e hartës së Kosovës për të mbajtur të pacenuar integritetin e saj territorial.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut