Plagoset polici në Prishtinë gjatë grabitjes së bankomatit, Hoti dënon sulmin

18 Dhjetor 2020 | 11:35

Një grabitje bankomati në një nga lagjet e Prishtinës ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një polici.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen Veternik.

Sipas policisë së Prishtinës, efektivi i plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe pas ndërhyrjes mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën. 

Për ngjarjen në fjalë reagoi ashpër edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Në një reagim të Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, Hoti dënon sulmin me armë zjarri ndaj efektivit të policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i fundit i grabitjes së bankomatëve pason atë të para disa ditëve, kur sërish në Prishtinë u grabit një tjetër filial banke.

Lexoni gjithashtu:

Rritet numri i vrasjeve në Kosovë, shtohet edhe dhuna në familje

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026