Tjetër përplasje BE-Google, Brukseli akuzon kompaninë për abuzim

15 Qershor 2023 | 10:48

Brukseli i ka dhënë një goditje të re gjigantit të internetit Google.

Komisioni Evropian ka akuzuar kompaninë mëmë të motorit të kërkimit, Alfabet, për abuzim me pozicionin dominues në fushën e reklamave të sektorit të teknologjisë.

“Në këtë fazë të hetimit, ne besojmë se sjellja e Google mund të kthehet në një abuzim me pozicionin dominues të saj. Nëse provohet, kjo sjellje konsiderohet ilegale në bazë të rregullave tona. Nëse arrijmë në përfundimin se këto praktika janë të paligjshme, atëherë na duhet të veprojmë për t’i dhënë fund”, tha Margrethe Vestager, komisionere e BE-së për Konkurrencën.

Bëhet fjalë për akuzën e katërt që BE ngre ndaj Google dhe që mund të rezultojë në një gjobë të barabartë me 10 përqind të të ardhurave vjetore të kompanisë në rang global.

Brukseli vlerëson megjithatë se një ndryshim në sjelljen e Google nuk do ta zgjidhte problemin, ndaj ka sugjeruar shitjen e një pjese të bizneseve të saj si zgjidhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026