Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset

27 Maj 2023 | 16:05

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense.

Elton Heta, IT dhe zhvillues rrjeti, është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Në një intervistë për Euronews Albania, Heta tregoi Google Ads është platformë që mundëson çdo individ a kompanie të reklamojë biznesin në çdo platformë që ka kontakt me Google. Këto platforma janë ndërmjetësi mes Google dhe kompanisë.

Ai tha se që nga viti i shkuar ka iniciuar një peticion që i kërkon Google të kthejë shqipen në këto platforma.

“Deri në 2012 Shqipëria ka qenë pjesë e tyre, por që nga ky vit pa asnjë arsye nga Google gjuha shqipe u hoq. Nëse një shqiptar do të reklamojë një produkt në Google nuk mund ta bëjë në gjuhën shqipe.  Bizneset kanë humbje të mëdha, edhe në shitje, e kufizon që produkti të arrijë te audienca e synuar. 1 vit më parë peticioni lindi për shkak të problematikës që hasja çdo ditë në punë, të gjitha gjuhët e rajonit janë pjesë. Kemi arritur 5100 firma virtuale të change.org, një nga platformat më serioze”, tregoi eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali

Një debat telefonik mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tarantos ka përfunduar me akuza për fyerje me bazë raciste. Këshilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinë nga Durrësi,...
13:59 | 22/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026