Në gjyq ushtarët ukrainas, Rusia bombardon zonat e banuara
Më shumë se 20 ushtarë ukrainas të kapur rob janë paraqitur të enjten në gjyq në jug të Rusisë.
Ata ishin anëtarë të njësisë elitë të njohur si Batalioni i Azovit, që luftoi kundër trupave ruse në portin e Mariupolit.
Rusia e mori nën kontroll Mariupolin vitin e kaluar, pas një beteje tremujore që e ktheu qytetin në gërmadhë. Moska e konsideron Batalionin e Azovit një grup terrorist.
Ndërkohë, në Ukrainë raketat ruse kanë goditur zona të banuara në jug dhe lindje të vendit.
Në Kramatorsk, një krater i madh u hap pas shembjes së disa shtëpive. Por Rusia deklaron se objektivat e saj janë depo ushtarake.
Nga ana e tij, Kievi ka deklaruar se ka avancuar në kundërofensivën e tij, edhe pse aleatët perëndimorë thonë se Rusia po i shkakton humbje të mëdha.
Vizita e shtyrë në impiantin bërthamor të Zaporizhias nga shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së tani pritet të realizohet. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Rafael Grossit që nga shembja e digës së Kakhovkës.
Centrali ndodhet pranë vendit të incidentit dhe e merr ujin për t’u ftohur nga rezervuari i formuar nga diga.
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim