Kufizime për sezonin turistik, ndalohet qarkullimi i disa mjeteve në akset kryesore
Duke nisur nga kjo e enjte, për fundjavën dhe ditët e festave do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor për disa kategori të mjeteve.
Këto masa janë ndërmarrë në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik 2023 në mënyrë që qarkullimi drejt zonave turistike dhe bregdetare të krijojë lehtësira për lëvizjen e qytetarëve dhe shtetasve të huaj.
Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg, mjetet me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë, mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor dhe mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore do të kenë kufizime në qarkullimin rrugor.
Pika e Kalimit Kufitar Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; Pika e Kalimit Kufitar Hani i Hotit-Shkodër dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas, ”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, ”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas janë disa prej akseve të cilat do të ketë kufizime gjatë fundjavës dhe ditëve të festave.
Kufizimet për kategoritë e mjeteve në akset e sipërpërmendura do të jenë të premten nga ora 15:00-22:00, të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00, ndërsa të dielën, nga ora 07:00-22:00.
Këto masa hyjnë në fuqi nga kjo e enjte deri më 15 shtator 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)