Stoltenberg: Rusia nuk ka asnjë plan për të nisur negociatat e paqes me Ukrainën

16 Qershor 2023 | 07:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin ministror të mbrojtjes të NATO-s ka deklaruar se Rusia dhe lidershipi i saj nuk kanë dëshirë të fillojnë negociatat e paqes.

Ai tha se partnerët duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën duke i dërguar kombit më shumë armë.

“Ne nuk shohim asnjë shenjë nga presidenti Putin, nga Rusia, se ata në fakt po përgatiten për paqe”, tha Stoltenberg.

Në të njëjtën kohë, vuri në dukje ai, sa më shumë terren të jetë në gjendje të fitojë Ukraina përmes kundërofensive në vazhdim, aq më e fortë do të jetë dora e vendit në tryezën e bisedimeve, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne gjithashtu e dimë se sa më e suksesshme të jetë kundërofensiva ukrainase, aq më shumë ka të ngjarë që Presidenti Putin në një fazë të kuptojë se ai nuk mund ta fitojë këtë luftë në fushën e betejës dhe ai duhet të ulet (në tryezën e negociatave – red.),“tha kreu i NATO-s, duke pranuar se askush nuk mund të thotë saktësisht se kur do të ndodhë dhe si.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026