Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, Hungaria avokate e Shqipërisë
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vizituar ditën e sotme vendin tonë, ku është pritur me nderime të larta dhe nga vet homologu i tij shqiptar Edi Rama.
Ky i fundit në një konferencë për mediat, theksoi se Hungaria ka qenë një nga avokatet më të zëshme të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nha forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së.
“Vizita e kryeministrit të Hungarisë në Tiranë, është vizita e një miku të vjetër dhe të palëkundur të shqiptarëve në të gjitha kohët. Ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE. Hungaria e ka mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të BP në BE. Kjo mbështetje ka qenë e konkretizuar me ekspertizë, të vënë në dispozicion në qeverinë tonë. Ndajmë ttë njëjtin mendim të Hungarisë për integrimin sa më shpejt të BP. Ndjehem mirë kur dëgjoj nga Hungaria se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç ka nevojë BP për BE. Është e rëndësishme që ky zë, ky argument të dëgjohet pa ngurrim nga ana e të gjithë shteteve anëtare. Jam mirënjohës që Orban është shtytësi kryesor i i investimeve hungareze në Shqipëri. Kemi folur për yë sjellë më shumë ekspertizë nga Hungaria dhe shpresoj shumë dhe në turizëm”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve