Arrestohet kreu i bandës që sulmoi gazetaren dhe kameramanin në Leposaviç
Kreu i bandës që ka sulmuar gazetarin dhe kameramanin në Leposaviç, në veri të Kosovës këtë të premte është arrestuar.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar për çështjen përmes një njoftimi në Facebook duke përgëzuar policinë e Kosovës dhe duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër përveç vënies para drejtësisë të të gjithë kriminelëve.
Postimi i plotë:
Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviç me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviç do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.
Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.