Protestuesit tentojnë hyjnë në godinën e komunës së Leposaviçit

16 Qershor 2023 | 11:00

Një tjetër incident është regjistruar ditën e premte në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë kanë tentuar të hyjnë në ambientet e komunës së Leposaviçit me dhunë. 

Protestuesit i janë afruar rrethimit pranë ndërtesës së komunës, por nuk janë lejuar nga forcat hungareze të KFOR. Situata ka qenë e tensionuar për disa momente, por më pas është qetësuar pa asnjë pasojë. Sipas të dhënave, protestuesit serbë reaguan pasi morën vesh se në ambientet e komunës ndodhej ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe pritej të shkonte dhe nënkryetarja e institucionit Dragana Miletiç.

Një ditë më parë DASH dhe Britania e Madhe parashtruan edhe njëherë kërkesën ndaj autoriteteve të Kosovës, që 4 krerët e komunave ta ushtrojnë detyrën në godina alternative.

Ndërkohë, 3 shpërthime raportohet të kenë ndodhur gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës. Sipas komunikatës së drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan

Njëri rast, ka ndodhur teksa një veturë e Policisë po patrullonte, ndaj të cilës janë hedhur gurë por edhe një bombë artizanale. Sulm ka pasur edhe në oborrin e stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, por edhe në afërsi të stacionit policor në Zveçan.

Dyshohet se janë hedhur dy bomba artizanale. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policisë. Raportohet se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar veturës së policisë nga hedhja e gurëve. Në dy rastet tjera, nuk raportohet për dëme apo lëndime në njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026