Ekzekutimi i efektivit Xhulio Prela, 2 persona shpallen në kërkim

19 Dhjetor 2020 | 11:54

Policia ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së efektivit të FNSH, Xhulio Prela.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se bëhet fjale për dy autorë të identifikuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu mësohet se vrasja e efektivit ka ardhur pas një konflikti të çastit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u ekzekutua me armë zjarri në aksin rrugor Milot-Lezhë.

26-vjeçari ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit në momentin që u ekzektua me 3 plumba nga persona të panjohur pranë fshatit Gahush. 

Pak minuta më vonë, Prela është gjetur i pajetë nga forcat e policisë brenda makinës së tij tip “Volkwagen”, e cila kishte përfunduar jashtë rrugës.

Lexoni gjithashtu:

Vrasje në Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri efektivi i FNSH-së

 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026