​Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve

17 Qershor 2023 | 10:12

Qeveria e Kosovës duhet të pranojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për deeskalimin e situatës në veri, thonë analistët politikë për KosovaPress. Sipas tyre vazhdimi i tensioneve në veri dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress se kryetarët e katër komunave në veri duhet të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte alternative dhe pastaj të caktohet data për zgjedhjet e reja në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, kërkesa këto edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se propozimi pesë pikësh i kryeministrit Kurti dhe fokusimi vetëm në sundim të ligjit nuk mund të prodhojë zgjidhje.

Mungesë të vizionit për të ecur drejt depërshkallëzimit të situatës në veri, po sheh edhe analisti tjetër politik, Albinot Maloku.

Megjithatë, ai thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti shpeshherë ka pranuar kërkesat ndërkombëtare në momentin e fundit kur nuk është pritur që ai të ndryshojë.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026