Bie ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në vend
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar buletinin ditor mbi pandeminë e Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë evidentuar 538 raste të reja, ndërsa tetë qytetarë, pavarësisht ndihmës mjekësore e kanë humbur betejën me coronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier 1725
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
Elbasan 982
Berat 944
Lezhë 944
Gjirokastër 564
Kukës 489
Dibër 414.
Ministria bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Pavarësisht rasteve të reja, të cilat kanë ardhur në ulje, tregues pozitiv mbetet edhe shtimi i të shëruarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831, që nga fillimi i epidemisë.
Prej fillimit të pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën nga coronavirus 1074 qytetarë. Autoritet shëndetësore ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive dhe të respektojnë masat kufizuese, të aplikuara në kuadër të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit në popullatë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta