“Shantazh për tender”- Spahiu: Video e Gjicit u filmua me urdhër të një personi VIP

17 Qershor 2023 | 20:47

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi detaje nga videoskandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Spahiu tha se filmimi dyshohet të jetë kryer për të shantazhuar kryebashkiakun Gjici në lidhje me vendimarrjen për një tender.

Sipas tij pagesa është bërë nga Gjici, për vajzën që ka kryer filmimin dhe për personin që e ka detyruar, por më pas informacioni ka rrjedhur dhe video është bërë publike.

“Nëse Alma Koçiu deklaron të vërtetën, çon në përgjegjësi penale veten e saj, pasi i bie që të ketë vepër penale për shantazh. Arsyet e filmimit kanë qenë për të ndërhyrë në një tender. Sipas të dhënave janë marrë paratë një javë më parë, janë marrë nga kjo vajzë dhe nga një person shumë VIP. Më pas informacioni ka rrjedhur dhe video është publikuar dje. Nëse kjo e pranon se e ka filmuar, do të shkojnë tre persona në përgjegjësi penale, kjo vajza, Safeti dhe ai që e ka detyruar ta filmojë.

Kjo është teoria e konspiracioneve e informacioneve që vijnë nga burimet politike dhe mediatike, por që nuk do konfirmohen. Pasi çelësi që të të çojë tek e vërteta është vetëm një person, është kjo vajza. Këtë vajzën nuk e detyron dot as me prokurori, as me SPAK, as me gjykatë, as me polici, as me parti, as me bashki pasi nëse thotë të vërtetën, i bie të mbajë përgjegjësi penale. Ajo nuk do tregoj se do shpëtoj veten dhe jo Safetin”, tha Spahiu.

 

LEXO GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026